Informata për dërgesat

Ka një tarifë dërgese prej 2.00 Euro për porositë nën vlerën 19.99 Euro. Ndërsa, porositë prej 19.99 Euro ose më shumë, kualifikohen për transport FALAS në Kosovë.

Porositë dërgohen brenda 3 ditëve të punës në Kosovë (duke mos përfshirë ditën kur është bërë porosia, të dielave dhe festat bankare).

Vërejtje: Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë çmos që t’i paketojmë produktet tona me kujdes të madh për t’i mbrojtur ato gjatë procesit të dorëzimit. Megjithatë, sapo porositë të largohen nga lokali ynë dhe të dalin për dorëzim nga shërbimi postal, është e vështirë të dihet se si trajtohen ato.

Për më tepër, shumë nga produktet tona janë bërë me vajra, gjalpë, dhe dyllë, që DO të shkrihen nëse mbahen dhe ruhen në temperatura të larta. Prandaj, ju lutemi të vini re kur bëni porosi, sepse nëse porosia juaj qëndron në një kuti postare të nxehtë ose në ndonjë mjedis tjetër të nxehtë – veçanërisht nëse porosia juaj është në kontakt direkte me rrezet e diellit, ne garantojmë që produktet tuaja do të shkrihen.

Shopping Cart (0)

Cart