Rreth HUUMë

Historiku

HUUMë është një kompani e specializuar në prodhimin e produkteve të kujdesit të lëkurës të punuar me dorë përmes përdorimit të përbërësve plotësisht natyralë, me burim të qëndrueshëm.

Origjina e emrit të kompanisë sonë rrjedh nga përbërësi ynë kryesor, argjila e gjelbërt, e cila në gjuhën shqipe njihet edhe si “humë”. Meqenëse shkronja “u” zgjatet pak kur e shqiptojmë termin, vendosëm t’i japim theksit fonetik një paraqitje vizuale duke shtuar një “u” të dytë, gjë që përfundimisht na bëri të emërtojmë kompaninë tonë siç është sot.

Rrugëtimi

Nga një tavolinë e vogël kuzhine, vendosëm të nisnim udhëtimin tonë të frymëzuar nga një vizion për të bashkuar traditat e kaluara me trendet moderne të sotit, me synimin për të ndërtuar një brend ndërkombëtar i cili inkurajon një qasje më të shëndetshme ndaj kujdesit personal.

Fillimisht rrugëtimin tonë e kemi filluar me produktin tonë të parë, sapunin për flokë me argjilë të gjelbërt (humë). Me kalimin e kohës, ne gradualisht dhe vazhdimisht e kemi zgjeruar gamën tonë, duke ofruar një përzgjedhje të gjerë të llojeve të ndryshme të produkteve, të përshtatura për tipet dhe shqetësimet e ndryshme të lëkurës dhe flokut.

Premtimi

Ne besojmë në shfrytëzimin e fuqisë së natyrës përmes përdorimit të përbërësve plotësisht natyral, për të prodhuar një gamë të gjerë produktesh të shëndetshëm për kujdesin e lëkurës dhe flokut.

Sot, më shumë se kurrë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj zanatit tonë, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve të formulara me përbërësit më cilësore.
Ne jemi gjithashtu të vendosur që në të ardhmen e afërt të kalojmë plotësisht në paketimin eko-miqësor në të gjitha produktet tona.

Play Video about Arbërore Riza nga HUUMë në Radio Evropa e Lirë

Shopping Cart (0)

Cart