Kushtet e Përdorimit

Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të HUUMë, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur në mes të: HUUMë, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Kosovë, me degë në Republikën e Kosovës, Prishtinë, Rr. Jonuz Zejnullahu nr. 28, me numër unik identifikues 810097338, dhe Juve si Përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë. Individualisht, do të referoheni si “palë’’, ndërkaq së bashku do të referoheni si “palët”.

Pjesa hyrëse

Ju falenderojmë që keni zgjedhë platformën e HUUMë, dhe shërbimet tona (referuar si “Shërbimet”). Arsyeja e përdorimit të këetzre kushteve është se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuale në mes të HUUMë dhe juve si Përdorues. Kërkojmë që këto kushte të përdorimit të lexohen me kujdes nga ju. Pranimi i kushteve të përdorimit do të konsiderohet se është krijuar Kontratë në HUUMë dhe juve si përdorues.

Platforma e HUUMë, është platforma elektronike online, ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet që prodhohen nga HUUMë t’i blejnë online dhe dërgesa të bëhet në vendin e caktuar të Përdoruesit.

Po ashtu, këto kushte përcaktojnë rregullat mbi privatësine dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Në rast se Përdoruesi nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë nga faqja dhe të ndalojë përdorimin e saj.

1. Të drejtat intelektuale

E gjithë përmbajtja e platformës, duke përfshirë markat tregtare, titujt dallues, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen janë pronësi e HUUMë dhe trajtohen dhe mbrohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjeve të Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, mirëpo me përjashtim të të drejtave të mbrojtura nga palët e treta, për të cilat HUUMë nuk pretendon pronësi apo të drejtë tjetër për to.

Është i ndaluar modifikimi, publikimi, transferimi, shpërndarja, prezantimi ose çdo veprim tjetër i tërësisë së Platformës apo pjesës së caktuar të Platformës për qëllime tregtare apo tjera, pa parapëlqim me shkrim nga HUUMë.

2. Të dhënat Personale

HUUMë do të grumbullojë të gjitha të dhënat personale nga Përdoruesit dhe vizitorët në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Huumë nuk do i transferojë të dhënat personale të Përdoruesve tek palët e treta.

3. Mbrojta e konsumatorit

HUUMë do të kujdeset që me përgjegjësi të plotë të zbatojë Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. HUUMë do të kujdeset që fotografitë, përshkrimet e produktit, dhe të dhënat e tjera në lidhje me produktet e prodhuara nga HUUMë të tregojnë të vërtetën, ashtu që konsumatori të jetë i informuar në lidhje me produktet.

4. Hyrja në fuqi e Kushteve të Përdorimit

Kushtet e Përdorimit hyjnë në fuqi në rastet në vijim: (1) Në datën e nënshkrimit të tyre nga të dyja palët, në kopje fizike, dhe (2) Në momentin e regjistrimit të Përdoruesit dhe pranimit të Kushteve të Përdorimit. Po ashtu, Kushtet e Përdorimit do të mbeten në fuqi nëse Përdoruesi mbetet i regjistruar në Platformën e HUUMë.

5. Gjuha e Kushteve të Përdorimit

Gjuha kryesore e këtyre Kushteve të Përdorimit do të jetë gjuha shqipe, pavarësisht nëse këto Kushte përkthehen në disa gjuhë.

6. Zgjidhja e kontesteve

Mosmarrëveshjet apo pretendimet e palëve, që janë në lidhje me këtë kontratë, do të zgjidhen nga Gjykata Themelore në vendbanimin e Përdoruesit, dhe ligji i aplikueshëm do të jetë ligji i Kosovës.

HUUMË rezervon të drejtën që për faturat e pa mbaruara, të inicojë procedurë përmbarimore, duke evituar të zhvillojë procedurë kontestimore për to.

7. Dispozitat përfundimtare

Nëse ndonjë pjesë e kushteve konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga Gjykata në Kosovë, pjesët tjera të Kushteve të Përdorimit, do të mbijetojnë.

Nëse këto kushte përkthehen në disa gjuhë, gjuhë kryesore do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kushteve do të qeveriset nga gjuha shqipe.

Shporta (0)

Shporta