Pyetje të shpeshTA

PYETJE Të PËrgjithshme

HUUMë ofron kujdes natyral, vegan dhe organik të lëkurës, duke përdorur përbërës plotësisht natyrale, me burim të qëndrueshëm. Të gjitha produktet tona janë pa kimikate, SLS dhe parabene.

Edhe pse ne kryesisht importojmë shumicën e përbërësve tanë nga vendet e BE-së, të gjitha produktet tona janë të formuluara, të punuara me dorë, si dhe të prodhuara në Kosovë – me shumë kujdes, pasion dhe dashuri. Pra, kur ju mbështesni biznese vendore si i yni, kjo do të thotë bota për ne!

Për më tepër, ne jemi të certifikuar me standardin ISO 9001:2015, për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (QMS), ndaj ju sigurojmë që produktet dhe shërbimet tona përmbushin vazhdimisht kërkesat rregullatore dhe të klientëve.

Shkoni tek “Llogaria ime” → Shkruaj adresën e emailit → Kliko “Regjistrohu”.

Pasi të ndiqni këto hapa, llogaria juaj do të jetë aktive dhe do të pranoni një konfirmim me email.

Nëse keni bërë një porosi dhe dëshironi të ndryshoni detajet e adresës tuaj të transportit, ju lutemi na kontaktoni sa më parë të jetë e mundur dhe një anëtar i ekipit tonë do t’ju ndihmojë më tutje.

Pasi të keni bërë me sukses një porosi, do të pranoni një konfirmim me email që përfshin të dhënat e plota të porosisë dhe pagesës. Për më shumë, sa herë që ka ndonjë njoftim apo përditësim për porosinë tuaj ose statusin e transportit, do të njoftoheni me email.

Përndryshe, ju mund t’i gjeni porositë dhe pagesat tuaja duke u kyçur në llogarinë tuaj > vizitoni “Llogaria ime” > “Porositë” > Klikoni në numrin e porosisë.

Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë çmos që t’i paketojmë produktet tona me kujdes të madh për t’i mbrojtur ato gjatë procesit të dorëzimit. Megjithatë, sapo porositë të largohen nga lokali ynë dhe të dalin për dorëzim nga shërbimi postal, është e vështirë të dihet se si trajtohen ato.

Nëse ka një problem legjitim me porosinë tuaj, prioriteti ynë është ta rregullojmë atë, ndaj ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni brenda 14 ditëve nga blerja juaj dhe me kënaqësi ne ju asistojmë më tutje.

Kur bëni një porosi të re, ne i përgatisim artikujt për dorëzim (shënim: ju lutemi të lejoni 1-2 ditë pune për procesimin e porosive) dhe njoftojmë shërbimin postar i cili do të dorëzojë porosinë në adresën tuaj të përzgjedhur.

Porositë dërgohen brenda 3 ditëve të punës në Kosovë (duke mos përfshirë ditën kur është bërë porosia, të dielave dhe festat bankare).

Ju mund të na gjeni tek adresa në vijim:

Rr. Ahmet Krasniqi, nr. 47, C1C, B-3-1,
Prishtinë, 10000, Kosovë.

E hënë – E premte: 09:00-18:00
E shtunë: 10:00-16:00
E diele: Mbyllur

KENI NEVOJË PËR NDIHMË?

Shopping Cart (0)

Cart